Me rastin e shënimit të përvjetorit të 27-të të Masakrës në Tregun e Mitrovicës, kryetari i komunës, z. Faton Peci, së bashku me nënkryetari z. Enis Osmani dhe drejtorët e drejtorive komunale, sot kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të viktimave.
Ata u përkulën me nderim para kujtimit të shtatë civilëve të pafajshëm që humbën jetën më 13 mars 1999, kur forcat serbe sulmuan tregun e qytetit me granata, duke lënë të vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 128 të tjerë.
Homazhet u bënë në shenjë respekti dhe kujtimi për viktimat e kësaj tragjedie, duke ndarë dhimbjen me familjet e tyre dhe me të gjithë qytetarët që përjetuan atë ditë të rëndë.
Kryetari z. Faton Peci tha se ky akt kriminal, terrorist e gjenocidial, i planifikuar e i porositur nga pasardhësit politikë të Millosheviqit në Beograd, ishte projektuar të shkaktonte humbjen e shumë jetërave, me destinacion një vend ku ka turmë njerëzish.
Lavdi jetëve të pafajshme që humbën në këtë masakër.