Në nder të 27-vjetorit të rënies së dëshmorit Latif Berisha, Kryetari i Komunës, z. Faton Peci, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot kanë vizituar shtëpinë e tij, e cila tashmë po merr vlerën e një Shtëpie Muze.
Në fjalën e tij, kryetari z. Faton Peci, tha se kjo shtëpi e dijes, që dëshmon të kaluarën tonë të lavdishme, do të qëndrojë në memorien kolektive dhe si pasuri e trashëgimisë kulturore.
Kryetari z. Faton Peci shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Kryeministri Albin Kurti në realizimin e kësaj iniciative që kjo shtëpi të shndërrohet në muze, ku do të shërbejë si pikë referuese e historisë sonë të vonshme.