Nënkryetari i Komunës, z. Enis Osmani, së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Gazmend Asllani, kanë vizituar palestrën sportive “Minatori”, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen aktuale të objektit dhe identifikimin e nevojave për përmirësimin e tij.
Gjatë vizitës, u diskutua për rëndësinë që kjo palestër ka për zhvillimin e sportit, aktiviteteve rinore dhe funksionimin e klubeve sportive në komunë.
U theksua se përmirësimi i infrastrukturës sportive mbetet një nga prioritetet institucionale, me synim krijimin e kushteve më të mira dhe më dinjitoze për sportistët dhe të rinjtë.