Zëvendësshefi i UNMIK-ut, z. Milbert Dongjoon Shin, ka vizituar Strehimoren për Viktimat e Dhunës në Mitrovicë, ku u prit nga Drejtori për Mirëqenie Sociale, Ramadan Beshiri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e finalizimit të çështjeve të mbetura dhe hapat e nevojshëm për hapjen dhe funksionalizimin e strehimores.
Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar që Strehimorja për Viktimat e Dhunës të jetë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve sa më shpejt që të jetë e mundur.






