Komuna e Mitrovicës ju fton në premierën e dokumentarit “Shtëpia e Kombit”, me regji të Burim Halitit dhe producente Helena Halilaj.
Lokacioni: Fillimi i shëtitores “Kej”, Mitrovicë
Data: 31 gusht 2026
Ora: 19:30
Dokumentari sjell rrëfimin e eksodit të mijëra shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të qytetarëve të Kukësit, të cilët në ditët më të vështira hapën dyert e shtëpive të tyre dhe ndanë gjithçka me familjet e dëbuara nga Kosova.
Ju mirëpresim!