Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Komuna e Mitrovicës së Jugut
Opština Juzna Mitrovica – Municipality of Mitrovica South
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Komiteti për Politikë dhe Financa
Nr. 02-060/01-0045774/18 dt. 12.06.2018
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 52, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisjen lokale; nenit 39, paragrafi 5, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 15, pika 2, të Rregullores Komunale për punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për të mërkurën më dt. 20.06.2018:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa
Seanca e 3
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
- Draft-rregullore për ndryshim dhe plotësim të Rregullores Nr. 03/2014 Për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Mitrovicës
- Korniza Afatmesme Buxhetore 2019-2021
- Strategjia për Kulturë dhe Turizëm 2018-2022
Mbledhja mbahet në Sallën e Mediave të Komunës duke filluar nga ora 10:00.