Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me artistë, aktivistë, historianë dhe profesionistë të artit e kulturës, ku është diskutuar për rëndësinë e shënimit të festave dhe datave me peshë historike e kombëtare.
Sipas z.Pecit, këto data përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kujtesës kolektive dhe duhet të ruhen e të përcillen ndër breza.
Ai theksoi se trashëgimia kulturore dhe historike do të shënohet, promovohet dhe ruhet përmes aktiviteteve, projekteve dhe manifestimeve të ndryshme kushtuar festave dhe ngjarjeve shtetërore e kombëtare.