Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, nënkryetarin Enis Osmani dhe drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, si dhe, sekretarin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi, kanë vendosur gurthemelin e fushës së dytë sportive në fshatin Tunel i Parë.
Me këtë rast, kryetari Peci ka theksuar: “Tuneli i Parë nuk është më në harresë për investime. Fusha sportive multifunksionale është një tjetër investim që po realizohet në këtë fshat.”
Ky investim synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive në këtë fshat.




