Për herë të parë, në Sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur dëgjimi i dytë buxhetor dedikuar komunitetit artistik dhe shoqërisë civile, në kuadër të planifikimit të buxhetit për vitet 2026–2028.
Në këtë dëgjim morën pjesë drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, znj.Igballe Islami, zyrtari kryesor financiar, z.Zenel Çitaku, si dhe u.d. Drejtor i Teatrit të qytetit “Muharrem Qena”.
Me këtë rast zyrtari kryesor financiar, z.Zenel Çitaku, theksoi para të pranishmëve se Granti për Teatrin shënon rritje prej 19% për vitin 2026 krahasuar me vitin 2025- një hap konkret drejt fuqizimit të kulturës dhe artit në qytetin tonë.
Gjithashtu ai potencoi se në vitet e fundit, Teatri i Qytetit ka fituar çmime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke na bërë krenarë të gjithëve.
“Drejtoria për Buxhet dhe Financa do të vazhdojë mbështetjen e palëkundur për artin dhe kulturën, ashtu si deri më tani”, u shpreh ndër të tjerash ai.