Të enjten u mbajt mbledhja e katërt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, me ç’rast janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës.
Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Jeton Ujkani, ka prezantuar në mënyrë detaje të gjitha pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje;
1. Propozim-vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për shqyrtimin e dokumentacionit të pranuar nga bizneset afariste për t’ u vendosur në Zonën e Lirë Ekonomike, respektivisht Park industrial ose Park Teknologjik
2. Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme në shfrytëzim në Zonën e Lirë Ekonomike, respektivisht Park industrial ose Park Teknologjik
3. Propozim-vendim për formimin e KKSB-së
4. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
5. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
6. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik
7. Propozim vendim për formimin e Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Pronë dhe Mbrojtje të Ambientit
8. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
9. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Barazi Gjinore
10. Plani i Prokurimit i miratuar nga AQP-ja
11. Plani Zhvillimor i Arsimit i Komunës së Mitrovicës 2018-2022
12. Raporti i Drejtorisë së Prokurimit ku përfshihen të dhënat mbi kontratat e nënshkruara dhe procedurat tjera të kryera gjatë vitit 2017
Por në fillim të mbledhjes së Kuvendit të Mitrovicës, nënkryetari Faruk Mujka, kërkoi që në rend dite të hyjë Propozim-vendimi për ndryshim- plotësimin e vendimit të Kuvendit Komunal Nr.02/06-44690/6, dt.29.06.2016 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës- Qendra Tregtare në Mitrovicë.
Me këtë rast nënkryetari Mujka lidhur me propozimin e tij ka thënë se përfituesi i mëhershëm nuk e ka përfillur kontratën me komunën tonë, andaj është interes i të gjithë qytetarëve që Qendra Tregtare në Mitrovicë të funksionalizohet sa më shpejtë. Ai me tutje ka shtuar së është e padrejtë që nxënësit e shkollave dhe klubet sportive të qytetit të mos mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e kësaj qendre dhe të detyrohen që të bëjnë kilometra rrugë për realizimin e stërvitjeve të tyre.
Grupet kuvendare përkrahën propozimin e nënkryetarit Mujka e cila më tutje kaloi si pikë e trembëdhjetë e rendit të ditës.
Në punimet e kësaj seance, Kuvendi komunal i Mitrovicës ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.