Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e 45-të e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, si dhe Draft-buxheti për vitin 2026 vlerësimet për 2027 dhe 2028.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.