Drejtuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z.Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja e rregullt (e katërt) e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës, z.Enis Osmani, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Fillimisht u propozuan si pika shtesë për rend të ditës; Propozim- vendim për subvencionimin e fëmijëve me autizëm; Kërkesat e shoqatave të dala nga lufta për mbështetje financiare; Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Mitrovicë; Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Mitrovicë; Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Mitrovicë; Kërkesa e Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës – Dega në Mitrovicë, për mbështetje financiare; Propozim- vendim për vendosjen e pllakës përkujtimore të heroit Driton Veliu, si dhe Propozim- vendim për caktimin e selisë së përhershme të Muzeut të qytetit të Mitrovicës.
Në vazhdim janë diskutuar pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje si: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft- Rregullorja për plotësim të Rregullores Nr. 01/2022 për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Administratës Komunale; Propozim- vendim për bartjen e të hyrave vetanake të pashfrytëzuara në vitin 2025 dhe vitet paraprake, në vitin 2026; Propozim- vendimin për kompensimin e anëtarëve të komiteteve konsultative, komiteteve tjera, kryetarëve të këshillave lokale dhe komisioneve ad hoc të formuara nga Kuvendi i Komunës, për vitin 2026; Propozim- vendim për shfuqizim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/06-4136/10 dt.02.08.2010, si dhe Raporti Financiar për periudhën janar- mars 2026.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe do t’i dërgohen Kuvendit Komunal për miratim.