Drejtuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja e rregullt (e shtatë) e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Fillimisht u propozua si pikë shtesë për rend të ditës; Raporti financiar për periudhën janar- qershor 2026 dhe Propozim – vendim për miratim paraprak të Vendimit për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizik\juridik.
Në vazhdim janë diskutuar pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje si: Draft – Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 01/2023 Për shfrytëzimin e përkohshëm të sipërfaqeve dhe hapësirave publike; Propozim – vendim për organizimin e konkursit komunal dhe ndarjen e çmimeve për kopshtin, ballkonin, sipërfaqen më të mirë të rregulluar para lokaleve afariste dhe atyre të gastronomisë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të z. Sabri Çabra; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “REC” – Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “OPFAKOS” – Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “SË BASHKU” – Mitrovicë; Propozim-vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “Zëri i Prindërve” – Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “HANDIKOS” – Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për Shoqatën “Minatori ’89”; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për Shoqatën e të Verbërve në Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për Shoqatën e të Shurdhërve në Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 250.00 € në muaj për tetë familje nga Bajri; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 250.00 € për viktimat e dhunës gjatë vitit 2026 në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për mbulimin e qirasë për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Raba Voca” në Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për ofrimin e shërbimeve sociale dhe rehabilituese të OJQ-s “Down Syndrome Kosova” – Dega në Mitrovicë; Raporti financiar për periudhën janar-qershor 2026; Propozim – vendimi për miratim paraprak të Vendimit për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizik\juridik, si dhe Raport gjashtëmujor i punës së Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane (janar-qershor 2026).
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe do t’i dërgohen Kuvendit Komunal për miratim.