Drejtuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja e rregullt (e dhjetë) e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje janë diskutuar pikat e rendit të ditës të parapara si: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim vendim për përkrahjen e fëmijëve me Sindromën Down në Mitrovicën e Jugut; Propozim vendim për miratimin e Draft – Marrëveshjes së Binjakëzimit dhe Bashkëpunimit Ndërmjet Bashkisë Vlorë dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut; Raport lidhur me zbatimin e Planit për integritet për periudhën janar – dhjetor 2026; Raport për realizimin e projekteve të DBZHR-së; Raport përfundimtar i korrje shirjes për vitin 2026; Raporti i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme për ofrimin e shërbimeve të Gjendjes Civile për periudhën 1 qershor 2026 deri më 31 gusht 2026; Raporti financiar për periudhën janar – shtator 2026; Raport mbi zbatimin e Planit Trevjeçar të Banimit 2022-2025; Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Mitrovicës së Jugut për vitin 2025; Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga ZKA për vitin 2025 dhe Informatë e KKSB-së për periudhën janar – qershor 2026.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe do t’i dërgohen Kuvendit Komunal për miratim.










