Përfaqësues nga Divizioni për Vlerësim dhe Standarde në kuadër të MAShTI-t kanë mbajtur një sesion informues me administruesit e Testit të Maturës Shtetërore 2026.
Gjatë këtij sesioni u ofruan udhëzime dhe informacione të rëndësishme lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të testimit.
Drejtori i Arsimit, z. Shefki Begu, falënderoi përfaqësuesit e MAShTI-t, administruesit e testit, drejtorët e qendrave testuese, drejtorët e shkollave dhe stafin e DKA-së për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm arsimor.