Drejtoria e Shëndetësisë organizoi tryezë diskutimi për rritjen e ndërgjegjësimit mbi vaksinimin e fëmijëve, me fokus në moshën parashkollore dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
Në këtë aktivitet morën pjesë specialistë pediatër, përfaqësues të QKMF-së, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik dhe drejtueset e institucioneve parashkollore.
Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e imunizimit si masë kyçe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, sfidat që lidhen me hezitimin ndaj vaksinimit, si dhe rreziku nga përhapja e sëmundjeve ngjitëse, veçanërisht fruthi.
Po ashtu, u nënvizua roli i vaksinës MMR dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të institucioneve parashkollore në ndërgjegjësimin e prindërve.
Në përfundim, u dhanë rekomandime për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e aktiviteteve vetëdijësuese në komunitet.