Sot në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës u përkujtua dëshmori i kombit, Mehdi Hajredini, i cili dha jetën për lirinë e vendit tonë.
Në këtë rast nderimi morën pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, drejtorë komunalë, si dhe familjarë dhe qytetarë të shumtë. Ata vendosën kurora me lule pranë varrit të dëshmorit, duke përkujtuar me respekt dhe mirënjohje sakrificën e tij.
Kryetari Hamza, në fjalën e tij përkujtimore, theksoi rëndësinë e figurës së Mehdi Hajredinit dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për liri. “Mehdi Hajredini dhe gjithë dëshmorët e tjerë janë burim frymëzimi dhe inspirimi për ne. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit”, u shpreh ai.