Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë po vazhdon punimet me kubëza betoni në rrugën “Tafil Sadiku”, në Zhabar.
Drejtori Naser Muja ka thënë se punimet do të vijojnë edhe në rrugët e tjera të kësaj zone, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe të cilësisë së jetesës për banorët.
Ndërkohë, në Bajr po vazhdojnë punimet për rregullimin e trotuareve dhe realizimin e projektit të ndriçimit publik.


