Në kuadër të lirimit të hapësirave publike, përkatësisht krijimit të mundësisë së lëvizjes së lirë të këmbësorëve dhe veturave, Drejtoria e Inspekcionit, nga orët e hershme të mëngjesit, ka monitoruar dhe ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme sipas përgjegjësisë ligjore për të vendosur rend, rregull dhe ligj në këtë pjesë që ka qenë prej pjesëve më kaotike të qytetit.