Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar edhe këtë të shtunë me aksionin javor në lirimin e rrugëve dhe trotuareve, duke ndërmarrë masa parandaluese për të gjithë ata që jashtëligjshëm ushtronin këtë veprimtari në hapësira ku pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Gjendja në këtë pjesë është drejt përmirësimit dhe aksionet e tilla do të vazhdojnë rregullisht deri në respektimin e plotë të rendit dhe ligjit, ka theksuar drejtori i Inspektoratit, z. Mujë Igrishta.