Në kuadër të aksionit për pastrimin e qytetit, aktivitetet po vazhdojnë me intensitet edhe në institucionet arsimore.
Në këto aktivitete ka marrë pjesë edhe Drejtori i Arsimit, Shefki Begu, i cili së bashku me nxënësit e shkollave ka kontribuar drejtpërdrejt në pastrimin dhe mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.
Drejtori z.Begu theksoi se muaji mars i është dedikuar në mënyrë të veçantë pastërtisë dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes së ambientit në hapësirat shkollore.