Pas aksionit të djeshëm në rrugën “Lekë Dukagjini”, Inspektorati Komunal ka zhvilluar aksionin për lirimin e tërësishëm të hapësirave publike të uzurpuara në këtë rrugë.
Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë të ditur se aksionet e tilla do të ndërmerren në vazhdimësi kundër uzurpatorëve, në funksion të ofrimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe sigurisë së përgjithshme.


