Drejtoria e Inspekcionit, në rrugën Lekë Dukagjini, ka organizuar aksion për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara tash e sa vite.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka deklaruar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Ftojmë të gjithë qytetarët që rastet e tilla të uzurpimit të hapësirave t’i lajmërojnë në Drejtorinë e Inspekcionit.


