“Kjo ndihmë është ardhur në momentin e duhur dhe unë e falënderoj shumë Veton Jahajn për donacionin e dhuruar, me të cilin më ka mundësuar që të bëjë zgjidhje të problemit të banimit për tërë familjen, për një kohë të gjatë”, tha Behrami.
Mitrovicë, 19 gusht
Veton Jahaj, menaxher i kompanisë “Infratek” nga Prishtina, ka ndihmuar të enjten me 8.000 euro para të gatshme, Musa Behramin, nga Vidimriqi, që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës, për përfundimin e shtëpisë së tij në fshat.
Behrami tha para shtëpisë në rindërtim, se komuna e Mitrovicës, e ka ndihmuar atë me material ndërtimor për ndërtimin e një hapësire të banueshme prej 75 metrash katrorë, por meqë familja e tij është e gjerë, kjo ishte e pamjaftueshme, andaj tha ai, ndihma e Jahajt është shumë e mirëseardhur.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili ishte prezent në momentin e dorëzimit të donacionit nga ana e Jahajt, u shprehur të jetë i lumtur që një biznesmen po kontribuon me mjete të gatshëm dhe në shumë të madhe, për banorët e veriut të Mitrovicës.
Pronari i “Infratek”, Veton Jahaj, tha se donacioni i tij është modest, por ka ndie obligim që të ndihmoj aq sa mundet banorët e veriut të Mitrovicës.
“Si qytetar i Republikës së Kosovës, kam shprehur dëshirën që me një ndihmë simbolike të ndihmoj sado pak njërin nga banorët të cilët jetojnë në këto zona të thella të veriut. Inspirimin kam marrë nga kryetari Kastrati dhe drejtori Rasim Veseli, të cilët janë pothuajse 24 orë bashkë me këta njerëz”, ka thënë menaxheri i kompanisë “Infratek”, Veton Jahaj.
Ndërkaq, koordinatori për implementimin e Strategjisë së veriut, Ylber Hysa, tha se “Ky rast duhet të jetë shembull edhe për të tjerët, sepse në këtë mënyrë mundësohet kthimi i të gjithë të zhvendosurve në pronat e tyre në veri të vendit, prej nga janë detyruar me dhunë që të zhvendosen”, tha Hysa.