Kryetari i komunës, Faton Peci, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, sot kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e fushës së re sportive multifunksionale në këtë lagje.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë edhe Nënkryetari i komunës, Enis Osmani, si dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.
Kryetari Faton Peci, ka potencuar se investimet infrastrukturore sportive në Komunën e Mitrovicës do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera.





