Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me Nënkryetarin, Enis Osmani dhe Drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, vizituan nga afër punimet për rregullimin e rrugës kryesore në fshatin Rashan.
Ky projekt është një investim i rëndësishëm për banorët e zonës, pasi do të përmirësojë infrastrukturën rrugore, cilësinë e jetës dhe do të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin e turizmit dhe fusha të tjera.
Kryetari Faton Peci ka potencuar se punimet po vazhdojnë me ritëm të shpejtë, sipas planit të paraparë.