Udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
BEKIM SADIKU
Tel: ext.42019; 049 802-247
Email : Bekim.Sadiku@rks-gov.net
Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (NJMBNJ)
Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (NJMBNJ) kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
Harton Planin e Personelit për të gjitha kategoritë e zyrtarëve publikë në komunë në përputhje me legjislacionin ne fuqi;
Zbatimin e standardeve dhe procedurave për klasifikimin e vendeve të punës se zyrtareve publik në përputhje me legjislacionin për zyrtarët publikë;
Koordinon dhe mbikëqyrë punët dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me menaxhimin e personelit, lidhur me të drejtat dhe detyrat, përgjegjësitë në zbatimin e detyrave punuese dhe zbatimin e kodit të mirësjelljes;
Udhëheq, motivon dhe zhvillon ekipin e personelit duke përfshirë edhe trajnimet, për të dhënë shërbime sa më cilësore;
Udhëheq me të gjitha procedurat e rekrutimit për të gjitha kategoritë e zyrtarëve publikë dhe siguron që ato të jenë në harmoni me dispozitat e ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi;
Menaxhon me dosjet fizike dhe elektronike (SIMBNJ) të nëpunësve të administratës komunale si dhe kujdeset për përditësimin e të dhënave;
Kujdeset për të drejtat e të punësuarve në shërbimin publik, në pajtim me dispozitat që janë në fuqi, e që e rregullojnë marrëdhënien e punës;
Lëshon vërtetime për punëtorët e organeve të administratës komunale, në përputhje me dispozitat që rregullojnë procedurën administrative për realizimin e të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës;
Kujdeset për komunikimin efektiv dhe bashkëpunimin me të gjitha funksionet në komunë, në lidhje me burimet njerëzore;
Është përgjegjëse për përkrahjen e nëpunësve në periudhën provuese, caktimin e trajnimeve, respektimin e procedurave dhe afateve të vlerësimit të rezultateve në punë dhe konfirmim të nëpunësit nga eprori, si dhe këshillimin e eprorëve gjatë gjithë procedurës së periudhës provuese;
Mbajtja aktive e komisionit per shqyrtimin e ankesave dhe kontesteve për nënpunësit e shërbimit publik, si dhe komisionit disiplinor;
Kujdeset për respektimin e Kodit të Mirësjelljes;
Këshillon dhe mbështet udhëheqësit e drejtorive, njësive, zyrave dhe sektorëve lidhur me përshkrimet adekuate të vendeve të punës, vlerësimin e punës së personelit në zhvillimin e karrierës dhe ngritjes profesionale;
Sigurimi dhe identifikimi i nevojave për trajnim, arsimimin e burimeve njerëzore;
Hartimi i planit të trajnimit për zhvillimin profesional të stafit ekzistues përmes trajnimeve në fushat e caktuara;
Harton te gjitha aktet që i nxjerr kryetari i Komunës, e që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga marrëdhënia e punës për të gjithë zyrtarët publikë, si dhe funksionarët publikë;
Bën procedimin e të gjitha ndryshimeve në listat e pagave për të gjithë nëpunësit e administratës komunale;
Përgatitë raporte statistikore periodike per Ministrinë e Punëve te Brendshme;