Avokatit Publik komunal do tëjetë përgjegjës veçanërisht për këto detyra:
Përfaqëson në seanca gjyqësore Komunën e Mitrovicë së Jugut, pasi që komuna është subjekt juridik, andaj si e tillë ka të drejtë të paditë dhe mund të jetë e paditur.
Paraqet padi gjygjësore në emër të Komunës në gjykatat e Republikës së Kosovës.
Paraqet ankesa në gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës.
Kundërshton propozimin për përmbarim duke bërë kundërshtimin apo prapësimin pas propozimit për përmbarim që lëshon përmbaruesi privat.
Me kërkesë të njësive kërkuese, inicon procedurat përmbarimore ndaj borxhëlinjëve të cilët nuk i kryejnë obligimet ndaj Komunës;
Përfaqëson komunën në seancat e arbitrazhit, si ato të Tribunalit të Odës Ekonomike Amerikane, Tribunalit të Odës Ekonomike të Kosovës;
Përgjigjet në shkresa të ndryshme të Prokurorisë së Shtetit, si dhe informatave shtesë që kërkojnë gjyqëtarët për raste të veçanta gjyqësore;
Përpunon të dhënat për secilin rast gjygjësor duke mbajtur dosje të veçanta për secilën lënd, si në rastin kur komuna është palë paditëse, po ashtu edhe kur komuna është palë e paditur.