Të udhëheq, drejtojë dhe zhvillojë aktivitetet e sektorit dhe të sigurojë përmbushjen e objektivave strategjike të drejtorisë;
Të sigurojë dhe koordinojë të gjitha operacionet emergjente dhe planet e veprimit gjatë fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera;
Të sigurojë që menaxhimi emergjent është pjesë integrale e sistemit të integruar të Menaxhimit të Emergjencave në Kosovë;
Të kujdeset që Ekipi i Reagimit Emergjent të sigurojë raportin e shpejtë të gjendjes dhe vlerësimin preliminar të dëmeve:
Të ndërtojë dhe mbajë partneritet të mirë me strukturat emergjente publike, vullnetare dhe të sektorit privat;
Të ndërmerr projekte kërkimore brenda Sistemit të Integruar të Menaxhimit Emergjent dhe me institucionet tjera përkatëse, lidhur me çështjen e reagimit emergjent në nivel lokal.