Sektori i Rinisë, i cili vepron në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka si mision: fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror dhe personal të tyre, krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje te të rinjve në jetën aktive shoqërore si dhe ofrimin e shërbimeve të barabarta për të rinjtë, që mundësojnë zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe vlerave shoqërore, duke respektuar veçoritë individuale tek të rinjtë.
Sektori i Rinisë ka për objektivë që të avansojë proceset të cilat ndërlidhen me rolin e të rinjve në komunë.
Politikat e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht të Sektorit të Rinisë së Komunës së Mitrovicës së Jugut, janë:
Avancimi i infrastrukturës rinore
Pjesëmarrja aktive e rinisë në proceset shoqërore
Krijimi i mundësive dhe përkrahja e punësimit të të rinjve
Edukimi dhe parandalimi i dukurive të dëmshme për rininë
Fuqizimi dhe qëndrueshmëria e Qendrave Rinore dhe Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL)
Promovimi i Vullnetarizmit
Integrimi i grupeve të margjinalizuara
Infrastruktura Rinore.
Ne kuadër të Sektori të Rinisë të Komunës së Mitrovicës së Jugut vepron KVRL (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal) i cili ka mision përforcimin e organizatave rinore brenda komunave përkatëse, si dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për rininë, po ashtu ne kuadër te sektorit te rinisë ekziston edhe Qendra Rinore e Mitrovicës, Qendra Rinore në Bare dhe Diakonia Youth Center që janë hapësira të funksionalizuara për zhvillimin e aktiviteteve të rinjve.
Sektori i rinisë bashkëpunon me Departamentin e Rinisë pranë MKRS-së, organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Sektori i rinisë në bashkëpunim me KVRL-në, Qendrën Rinore Mitrovica, Qendrën Rinore në Bare dhe Diakonia Youth Center si dhe Organizata të të ndryshmë realizojnë projekte/aktivitete të ndryshme varësisht nga kërkesat/nevojat e të rinjve.
Disa nga aktivitetet që Sektori i Rinisë organizon janë:
Aktivitete të ndryshme rinore për Ditën e Pranverës, 21 mars
Aktivitete të ndryshme rinore për 31 Majin Ditën Ndërkomëbtare kundër Duhanit
Aktivitete të ndryshme rinore për Ditën ndërkombëtare të Librit, 23 prill
Aktivitetet të ndryshme rinore për 26 Qershorin Ditën ndërkombëtare kundër narkotikëve
Aktivitete të ndryshme rinore për Ditën ndërkombëtare të rinisë 12 gusht
Aktivitete të ndryshme rinore për shënimin e Javës së Rinisë shtator
Aktivitete të ndryshme rinore për shënimin e 1 dhejtorit ditës ndërkombëtare kundër HIV/AIDS
Aktivitete të ndryshme rinore për shënimin e 5 dhjetorit ditës ndërombëtare të vullnetarizmit
Dokumente të rëndësishme të Sektorit të Rinisë janë:
Ligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë
Strategjia dhe Plani i Veprimit Rinor lokal 2014-2017, paraqet dokumentin zhvillimor për të rinjtë e Komunës së Mitrovicës, pa dallim gjinie, besimi fetar apo komunitetit.
Rregullorja Nr.04/2015 për Fuqizimin dhe Promovimin e Vullnetarizmit në Komunë
Bazuar në Ligjin për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, në proces të hartimit janë nxjerre edhe draft Udhëzimet Administrative, siç janë:
Udhëzimi Administrativ për pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje
2. Udhëzimi Administrativ për Licencimin e Qendrave Rinore.
3. Udhëzimi administrativ për punën vullnetare dhe
4. Udhëzimi administrativ për Edukimin Jo-formal të të rinjve
Nga këto Udhëzime është hartuar dhe aprovuar Rregullorja Nr.04/2015 për Fuqizimin dhe Promovimin e Vullnetarizmit në Komunë
Gjithashtu me vendim është bërë njohja e Këshillit të Veprimit Rinorë Lokal (KVRL) në Komunën e Mitrovicës së Jugut, këshill ky i cili funksionon si organ i përfaqësimit rinorë, i përbërë nga përfaqësuesit e organizatave rinore jofitimprurëse të nivelit lokal.
Në vitin 2014 është bërë miratimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal – Mitrovicë për vitet 2014 – 2017.