Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka filluar punimet për ndërtimin, rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Vllahi.
Në kuadër të këtij projekti, parashihet rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve në një gjatësi prej rreth 2.5 kilometrash, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullimin e banorëve.