Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë sot ka filluar me largimin e shtyllave të ndriçimit publik, të cilat janë të dëmtuara ose jashtë funksionit.
Drejtori i kësaj drejtorie, Naser Muja, ka bërë të ditur se pas largimit, do të bëhet zëvendësimi i tyre me shtylla të reja dhe më të sigurta, duke përmirësuar kështu cilësinë e ndriçimit publik.