Drejtoria për Shëndetësi në bashkëpunim me Grupin e Grave Asambliste dhe institucionet e organizatat e tjera, ju fton të merrni pjesë në marshin solidarizues për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.
Data: 9 tetor 2026
Ora: 10:00
Nisja: Para objektit të Komunës së Mitrovicës
Marshi do të vazhdojë në sheshet “Isa Boletini” dhe “Mehë Uka”, deri te sheshi “Adem Jashari”.
Pjesëmarrja juaj në këtë marsh do të thotë solidarizim dhe mesazh senzibilizimi për këtë sëmundje.