Kryetari i Komunës, Faton Peci, sot ka iniciuar procedurat për shkëputjen e 27 kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, të lidhura për periudha deri në 99 vjet.
Sipas kryetarit Faton Peci, ky inicim vjen pasi kontratat kanë kaluar çdo afat kohor, ndërsa disa prej tyre, për një periudhë deri në 10 vjet, nuk kanë realizuar asnjë investim.
“Të gjitha pronat publike do të jenë në dispozicion për të gjithë, pa dallime e favorizime”, ka thënë kryetari Peci.