Kryetari i komunës, Faton Peci ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Nuno Queiros.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe UNDP-së për mbështetje në fuqizimin dhe modernizimin e bizneseve të vogla dhe agrobizneseve.
Skema e parë përfshin mbështetjen e bizneseve të vogla, duke ofruar:
Asistencë teknike të personalizuar
Analiza të biznesit
Zhvillim të strategjive komerciale
Përmirësim të identitetit vizual/digjital
Investime në transformimin e biznesit
Skema e dytë përfshin mbështetjen e agrobizneseve, duke ofruar:
Përmirësim në menaxhimin e biznesit
Rritjen e efikasitetit operacional
Marketing
Mbështetje në sistemin administrativ dhe financiar
Depërtim dhe krijim të lidhjeve me tregjet dhe zinxhirët e vlerës