Drejtoria e Inspekcionit, në orët e hershme të mëngjesit, ka filluar me aksionin për vendosjen e rendit dhe mundësimin e lëvizjes së lirë të veturave dhe qytetarëve në pjesën e rrugës dhe trotuareve në afërsi të tregut të gjelbër.
Drejtori i Inspekcionit, z. Mujë Igrishta, ka bërë me dije se qëllimi i aksioneve të tilla nuk ka të bëjë me pengimin e shitësve në atë pjesë por zhvendosjen e tyre në hapësira ku nuk pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve.