Në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë është rregulluar tërësisht ndriçimi publik në rrugën “Mbretëresha Teutë”, duke përfshirë ndërrimin e shtyllave të dëmtuara, si dhe riparimet e tjera që kanë të bëjnë me ndriçimin publik.
Rregullimi i ndriçimit publik në rrjetin ekzistues dhe mirëmbajtja e tyre do të vazhdojë në gjithë Komunën e Mitrovicës, ka bërë të ditur drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja.