Në nderim të jetës dhe veprës së dy dëshmorëve të rënë në Betejën e Koshares, kryetari Faton Peci ka përkujtuar ata në 27-vjetorin e rënies.
Ai ka potencuar kontributin e tyre në çlirimin e vendit në njërën prej betejave më të rëndësishme që përcaktoi fatin e Kosovës drejt çlirimit dhe ngritjen e moralit të Ushtrisë Çlirimtare me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Dëshmori Harun Beka nga Gushavci ra më 10 prill të vitit 1999, e një ditë pas ra edhe dëshmori Sylejman Shala nga Vidishiqi.
Lavdi e përhershme dëshmorëve Harun Beka dhe Sylejman Shala.