Kryetari i Komunës, Faton Peci, sot ka pritur në takim kirurgun Erblin Ademi, të birin e kirurgut Adem Ademi, i cili u zhduk gjatë luftës në Kosovë, më 19 prill 1999, së bashku me një grup prej 23 intelektualësh.
Takimi ishte një moment për të kujtuar të kaluarën dhe për të riafirmuar përkushtimin për dokumentimin e krimeve të luftës dhe ruajtjen e së vërtetës.
Kryetari Faton Peci potencoi se çdo dhimbje e mposht krenaria dhe çdo krim janë duke punuar që të dokumentohet.