Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Murteza Berishës.
“Me dhimbje mora lajmin për ikjen nga kjo botë të Murteza Berishës”, ka thënë kryetari Peci.
Ai i takonte plejadës së mësimdhënësve qysh në vitet 80-ta, për të vazhduar me angazhimin politik të rezistencës dhe konsolidimin e arsimit në Kosovë në vitet 90-ta. Pas luftës, ai vazhdoi për disa mandate të jetë në krye të sektorit të arsimit në Mitrovicë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Berisha, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Shpirti i tij u prehtë i qetë në përjetësi.