Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, sot ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, z.Miroslav Lajçak dhe Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z.Tomas Szunyog, me bashkëpunëtorët e tyre.
Në këtë takim është biseduar për situatën e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, konkretisht për zhvillimet në Mitrovicë.
Po ashtu kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut dhe atë të urës së Ibrit, me qëllim që të respektohet dhe zbatohet kushtetuta e ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve.
Në fund të dy palët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, në dobi të paqes, prosperitetit dhe krijimit të kushteve për jetë të përshtatshme për të gjithë pa dallim, me prioritet zbatimin e ligjit.

