“Një prej luftëtarëve të dalluar ishte edhe dëshmori i Stan-Tërgut, Hajrullah Sinani, i cili ra heroikisht si pjesëtar i Brigadës së Shalës 141. Ai u përfshi në betejën e fshatrave Melenicë, Preten dhe Majdan, e cila zgjati rreth një muaj e gjysmë”, ka thënë z. Faton Peci.
Ai tutje vlerësoi se përkujtimi i dëshmorëve është nxitje për dashuri ndaj atdheut dhe përgjegjësi ndaj vendit.