• Fillimi i mbjelljes së mbi 3,000 fidanëve dhe paralelisht renovimi dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese.
• Lirimi i hapësirave të uzurpuara të pronës komunale nga persona që vepruan pa leje dhe në kundërshtim me ligjin.
• Rregullimi i kanalizimit dhe eliminimi i ndotjes nga fekalet në lumin Ibër.
• Largimi i qindra tabelave reklamuese/billbordeve që nuk kanë përmbushur obligimet ligjore.
• Marrja e masave ndaj dhjetëra operatorëve për shkelje të kushteve të sigurisë dhe menaxhim të parregullt në vendpunishte.
• Largimi i deponisë ilegale në rrugën “Ukshin Kovaçica”.
• Pastrimi i tërësishëm i rrugës “Lah Nimani”.
• Pastrimi i lumenjve Trepça dhe Lushta.
• Rregullimi i infrastrukturës në shëtitoren “Kej”, përfshirë pastrimin, rrafshimin, gjelbërimin, ndriçimin, si dhe vendosjen e ulëseve dhe shportave.
“Nuk do të ndalemi derisa ta bëjmë Mitrovicën të pastër, të gjelbër e funksionale për qytetarët e saj!”, theksoi z. Peci.