Në prani të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), sot është mbajtur mbledhja e 38-të e rregullt e këtij komiteti, e udhëhequr nga kryesuesja e kuvendit, znj.Vesa Broja.
Në fillim të mbledhjes, janë propozuar dy pika shtesë për diskutim:
Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Subvencionimi i monografisë kushtuar nxënësve të vrarë në Mitrovicë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mbledhja ka vijuar me diskutimin e pikave të tjera të rendit të ditës, duke përfshirë procesverbalin nga mbledhja e kaluar dhe Raportin e Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024.