Kryetari i Komunës, Faton Peci, në mëngjesin e sotëm është përfshirë në aktivitetin mjedisor për përmirësimin e gjendjes në parkun “Adem Demaçi” në qendër të qytetit.
Ky aktivitet është realizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me organizatën “Education Code”, dhe ka për qëllim angazhimin e përbashkët institucional dhe qytetar në mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e hapësirave publike më të pastra, më të gjelbra dhe më të përshtatshme për qytetarët.
Pjesëmarrëse po ashtu ishte drejtoresha e Mbrojtjes së Mjedisit, Arjeta Beqiri Hyseni, në kuadër të së cilës drejtori është realizuar aktiviteti, së bashku me aktivistë e vullnetarë të tjerë.