Me rastin e ndarjes nga jeta të Murteza Berishës, Komuna e Mitrovicës, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Faton Peci, organizon Mbledhje Komemorative.
Mbledhja mbahet më 24 shtator 2026, në ora 11:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Murteza Berisha ishte një nga figurat e rëndësishme të arsimit në Mitrovicë. Gjatë viteve 90-ta dha kontribut të veçantë në organizimin dhe mbajtjen gjallë të mësimit shqip, ndërsa pas luftës shërbeu si Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës deri në vitin 2007.