Afaristi shqiptar nga Gjermania, Bahri Tahiri, në bashkëpunim me doktorin gjerman, prof. dr. hc. Henrich Schantmann, sot kanë bërë dorëzimin e donacionit me vlerë prej 75 mijë euro për Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Ky donacion përmban pajisje mjekësore, siç janë shtretër, mbuloja, karroca dhe gjëra të tjera të cilat do të shërbejnë për nevojat e këtij spitali.
Kështu drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka falënderuar donatorët në fjalë duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë donacion, meqenëse sektori i shëndetësisë duhet të këtë gjithmonë prioritet dhe veprimet e tilla janë për tu përgëzuar.
Gjithashtu ajo theksoi se këto pajisje janë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës në sektorin e Shëndetësisë.
