Komuna e Mitrovicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit tonë, Idriz Gashi.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Idriz Gashit ka pikëlluar jo vetëm familjen e tij, por edhe miqtë, shokët, kolegët e punës dhe qytetarët e Mitrovicës.
Idriz Gashi ishte punëtor shumëvjeçar dhe i dalluar i institucionit tonë. Me përkushtimin, korrektësinë dhe profesionalizmin e tij, ai la gjurmë të çmuara te kolegët dhe në punën e përditshme institucionale.
Në emër të Komunës së Mitrovicës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi.
U prehtë në paqe!