Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, që vjen pas një muaji të plotë reflektimi dhe përkushtimi, dëshiroj t’ju drejtohem me një urim të sinqertë dhe nga zemra. Ky muaj i agjërimit dhe i meditimit na ka afruar më shumë me vlerat që na bashkojnë si solidariteti, mëshira dhe respekti ndaj njëri-tjetrit.
Uroj që kjo festë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familjet tuaja! Qofshi të lumtur dhe të bekuar, dhe le të ndihmojmë njëri-tjetrin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.